-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trendi i rritjes së çmimit të naftës në Kosovë vijon

Kryesoret

Shtrenjtimi i naftës dhe derivateve të saj, sa vjen e rritet. Të dhënat e ofruara nga Dogana e Kosovës për KALLXO.com, tregojnë se çmimet kanë shënuar një rritje të shpejtë.

Në muajin e parë të këtij viti, çmimi për një ton naftë apo ndryshe siç njihet edhe si ‘dizel’, ishte rreth 620 deri 695 dollarë për ton, ndërsa një ton benzinë sillej në mes 685 deri 710 dollarë.

Me fillimin e muajit shkurt, çmimi për një ton naftë ishte nga 741 deri 840 dollarë, ndërsa për benzinë kushtonte 912 dollarë për ton.

Shpërthimi i luftës në mes të Rusisë dhe Ukrainës, i dha edhe një shtytje rritjes së çmimit të ‘arit të zi’.

Të dhënat e fundit tregojnë se tashmë një ton naftë kushton në mes 860 deri 920 dollarë ndërsa për benzinë çmimi sillet në mes 900 deri 930 dollarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit