Që prej së enjtes, qyteti me 400 mijë banorë i Mariupolit është i rrethuar nga forca të shumta ruse, të cilat po bëjnë gjithçka për të marrë kontrollin.
Së fundmi, BBC ka arritur të verifikojë pamjet e një helikopteri i cili qëllon me breshëri në brendësi të qytetit duke mos bërë aspak dallim mes forcave ushtarake dhe atyre civile.
Mariupoli ndodhet pranë kufirit rus dhe konsiderohet si një pikë kyçe për krijimin e një korridori tokësor që lejon rebelët e mbështetur nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk të bashkojnë forcat në Krime.
Ai është rrethuar dhe furnizimi me energji dhe ujë është ndërprerë prej ditësh, ndërsa zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar për një krizë humanitare.