Mbrëmja e sotme është një tjetër natë e zezë për karrierën politike të Lulzim Bashës, pasi Partia Demokratike pësoi një disfata të thellë në Vorë ku mori vetëm 6.8% të votave përballë PS-së që fitoi thellë, i ndjekur nga kandidati i Sali Berishës në vendin e dytë.
Por cfarë po ndodh në selinë blu?
Media raporton se Lulzim Basha ndodhet në seli prej mëngjesit. E ndërsa gjatë ditës ka pasur disa hyrje dalje në selinë blu, mbrëmja e ka gjetur liderin demokrat të vetëm.
Në godinën e PD-së nuk ndodhet as sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe asnjëri prej katër n/kryetarëve, por edhe asnjë militant. E vetmja që mbizotëron është heshtja.
/5pyetjet.al