-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidati i PD në Dibër: PS ka shpërndarë të shtunën para për militantët

Kryesoret

Në një prononcim për mediat, Haka tha se Dibrës i ka ardhur koha “që të ketë një kryetar bashkie dhe jo një kryetar bashkie që drejtohet nga Tirana, nga ministra dhe drejtorë në Tiranë”.

“Siç shikoni, kjo borë e bardhë për Dibrën, sjell shpresë e për ndryshim për nesër. Sapo votova. Dhashë një votë për Dibrën dhe për dibranët. E nesërmja do të jetë më ndryshe. Mendoj se Dibrës i ka ardhur koha që të ketë një kryetar bashkie dhe jo një kryetar bashkie që drejtohet nga Tirana, nga ministra dhe drejtorë në Tiranë. Në Lurë sot nuk shkojnë dot për të votuar sepse nuk ka rrugë. Sikur ato lekë që kanë harxhuar në këto ditë nga ministria dhe drejtorë sot Lura do të kishte një ditë ndryshe. Fitore për PD!”, tha Haka.

Duke folur për problematikat e hasura deri më tani në procesin e votimit, kandidati i PD tha:

“Sipas informacioneve që kemi në disa zona nuk votohet dot se nuk ka drita.

Lura ka vetëm një qendër votimi, 15 fshatra duhet të shkojnë në këtë qendër votimi.

Shkeljet janë konstatuar para zgjedhjeve. PS nuk i lë për momentin e fundit. PS dje ka shpërndarë ndihmë ekonomike duke dhënë militantëve lekë për zgjedhjet. Të gjitha komunat nga Sllava, Arrazi, Luzni dhe Maqellare. Faktet konkrete kemi bërë denoncime në SPAK. Ditët në vijim do jetë çdo gjë transparente”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit