Me anë të një statusi në Facebook, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve në 6 bashkitë e vendit ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike, ndërsa përmend edhe luftën në Ukrainë.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Kandidatët e PD
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku.
Kandidatët e PS
Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon
Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin
Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun
Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla
Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera
Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa
Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)
Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana