-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Voton Voltana Ademi: Për pjesëmarrjen e ulët e ka fajin moti! Pengu i vetëm që kam

Kryesoret

Deri në orën 16:00 në Shkodër kanë votuar vetëm 22.83% e qytetarëve. Kryetarja e bashkisë në detyrë në Shkodër, Voltana Ademi pasi hodhi votën u shpreh se moti i keq ka ndikuar në pjesëmarrjen e ulët.

Gjithashtu ajo tha se situatën që ka ndodhur në tre njësitë në Shosh dhe Pult e kishte parashikuar, por që kërkesa e saj nuk u mor në konsideratë nga KQZ.

Unë votova dhe me këtë rast dua t’u bëj një ftesë të gjithë, të votojnë me vullnetin e lirë. Kjo është një mundësi që të gjithëve na jepet, me këtë të drejtë marrim një vendim të rëndësishëm për qytetin. Ka edhe pak kohë.

Gjithsecili ka të drejtë për të ushtruar vullnetin. Moti nuk ka favorizuar një proces me pjesëmarrje më të mirë, por jemi akoma herët, janë edhe tre orë për të shkuar drejt orës së mbylljes së qendrave të votimit” tha ajo.

E pyetur nëse ka ndonjë peng duke qenë se është edhe pak ditë në krye të bashkisë, Ademi tha se “jam e lumtur që qytetarët e Shkodrës mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit. Pishmani është që kjo nuk ka ndodhur më parë” tha ajo, referuar asaj që ndodhi në 2019.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit