Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, përsëriti lutjen e tij ndaj udhëheqëseve botëror për një zone ndalmi të flurimeve, pas shkatërrimit të aeroportit në Vinnytsia.
“Ne jemi njerëz dhe është detyra juaj humanitare të na mbroni, të mbroni njerëzit. Dhe mund ta bëni,” tha ai.
“Nëse nuk e bëni këtë, nëse të paktën nuk na jepni avionë që ne të jemi në gjendje të mbrojmë veten. Ju gjithashtu dëshironi që ne të vritemi ngadalë.”
Vendet e NATO-s deri tani kanë kundërshtuar idenë e krijimit të një zone të ndalimit të fluturimit mbi Ukrainën. Kjo do të thotë të angazhohesh drejtpërdrejt me çdo aeroplan rus të pikasur në ato qiej dhe të qëllosh mbi ta nëse është e nevojshme.
/5pyetjet.al