Mbrëmjen e kësaj të mërkure policia ka ndërmarrë një kontroll në një lokal në qytetin e Elbasanit.
Dyshohet se policia ka kryer kontrollin me gjasë se ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.
Ndër të tjera mësohet se disa persona janë shoqëruar gjatë kontrolleve brenda lokalit ndërsa policia pritet të ndajë më shumë detaje në orët në vijim.









