-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet e pjesshme, sot 650 mijë qytetarë votojnë për 6 kryebashkiakë

Kryesoret

Sot është dita kur 650 mijë qytetarë do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për kësaj here vetëm në 6 bashki të vendit, për të zgjedhur drejtuesin e pushtetit vendor, të cilët do të kenë një mandat 1-vjeçar.

Që nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes, 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës. Janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të gjitha qendrat e votimit do të bëhet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Ndërsa për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbrëmë vonë se ka përfunduar shpërndarjen e bazës materiale, pavarësisht largësisë në distancë apo kushteve të vështira atmosferike. Gjithsej në 6 bashkitë, do të ketë 942 zona zgjedhore, ndërsa për shkak të dëborës dhe terrenit, dorëzimi ka qenë më i vështirë në zonat më të largëta malore të Bashkisë Shkodër, më konkretisht në njësitë administrative Shalë, Shoshë dhe Pult. Reshjet e dendura të borës e kanë vështirësuar kalimin e materialeve zgjedhore në ato zona, por gjithsesi, procesi është përmbyllur me sukses para votimeve. Në secilin prej qarqeve kandidatët kanë rendin e tyre në fletën e votimit, ndërsa ndarja është në tre fronte: Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni mes mbështetësve të Sali Berisha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në mbështetje të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” është edhe Partia Demokristiane, ndërsa në Dibër dhe Durrës garon edhe nga një kandidat i katërt, përfaqësues të “Lëvizja e Re”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit