Lulzim Basha, kryetari i PD, ka mbledhur të gjithë deputetët e partisë së tij në seli pasditen e së hënës, ku mësohet se temë kanë qenë zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Mësohet se Basha ka thënë para grupit parlamentar se këto zgjedhje kanë qenë kurth për PD-në pas 8 janarit.
Në zgjedhjet e pjesshme, PD nuk arriti të fitojë asnjë bashki, madje ajo u rendit e treta në 5 bashki të vendit dhe e dyta vetëm në Rrogozhinë.