Prej orës 16:30 Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar për të analizuar shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit. Në hyrje të selisë blu pjesa më e madhe e deputetëve kanë refuzuar që të komentojnë.
Ervin Salianji ka qenë i vetmi që ka folur. “Ditë e tmerrshme” ishin fjalët e vetme që tha demokrati përpara se të futej brenda selisë. Lulzim Basha e justifikoi humbjen, por një pjesë të kupolës së partisë e ka kundër.
Agron Gjekmarkaj që është një nga katër n/kryetarët e PD-së tha se kjo humbje nuk ka alibi, por kërkon përgjegjësi.
/5pyetjet.al