-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“6 humbje, pse nuk ikën?” Gazetarët “gozhdojnë” Bashën: Mos më prek (VIDEO)

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha paraditen e sotme u shfaq i zymtë pas humbjes, por i vendosur për të vijuar në krye të PD-së, edhe pse gazetarët e “gozhduan” me pyetje duke i kërkuar përgjegjësi politike, pasi janë disa humbje radhazi të opozitës.

Jemi në një situatë anormale, pjellë e një anomarliteti të shumëfishtë, katër vende mbetën vakante për shkak të dekriminalizimit dhe së dyti nga pjesëmarrja e ulët, si pasojë e humbjes së besimit te vota, grupet kriminale” tha Basha duke justifikuar humbjen.

Por gazetarët i kujtuan se në Vorë nuk mori vota as sa për një këshilltar dhe po humbet Shkodrën. Këmbënguljes, Basha iu përgjigj duke kërkuar qetësi dhe i vendosi dorën në sup gazetares së Syri.tv, e cila i kërkoi që të mos e prekte.

Mos më prek dhe vazhdoni” i tha ajo. “Thjesht me dashamirësi, nuk po ju prek armiku” replikoi Basha duke theksuar se PD ka çuar tre denoncime në SPAK. “Për Shkodrën, Dibrën dhe Rrogozhinën dhe KZAZ-në e Vorës po e bën gati”.

Por, sërish gazetarët s’e lanë liderin e PD-së që të vazhdonte me retorikë, por Basha u kërkoi që  “pyetjet kanë kuptim kur marrin përgjigje, ndryshe e bëni konferencën me njëri tjetrin. 70% e votuesve ndenjën në shtëpi. Ky është një mesazh i fortë”.

Por si ndihet që ka humbur edhe ndaj demokratëve? “Gjithë konstatimet që bëni janë e drejta juaj. Fakte janë këto, 30% e shqiptarëve morën pjesë në votime. Bandat janë përfshirë, ndërkohë që në një rast, PD-së bashkëpunim me dy polet e tjera iu mohuan komisionerët. Shqiptarët e kanë kuptuar se pas 25 prillit asgjë nuk ka ndryshuar për së miri”.

Keni humbur Shkodrën? “30% flet qartë, 70% e kanë braktisur, 30% janë administrata lokale dhe qendrore e Shkodrës. Koha për konkluzione nuk është sot. Dy janë rrugët reformë e thellë zgjedhore dhe së dyti, përshpejtimi i reformës në PD pa e kthyer kokën pas, në luftë kundër korrupsionit.

Reformimi ka filluar dhe do të përshpejtohet në cdo nivel. Jam i gatshëm të jap gjithçka për të vazhduar për të udhëhequr reformimin e PD-së. PD nuk është pronë personale”.

Gazetarët i kujtuan humbjet radhazi, por Basha u kërkoi të qetësohen. “Propagandës….qetësohu…dua ti them se nuk kam humbur asnjë garë në jetën time, jam përballur me masakra zgjedhore.

Trekëndëshi i Bermundës do ta kthejë edhe këtë në luftë personale. Kushdo që më kërkon të braktis detyrën time”. Gazetarët ndërhynë sërish, por në fund, Basha u kërkoi “respekt” dhe u largua. 

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit