Sot në orën 17:00 të pasdites, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme. Në seancën e sotme plenarë do të votohet projektrezoluta për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës.
Ndërsa më pas deputetët do të kenë kohë për diskutuar lidhur me çështje të evidentuara nga zgjedhësit, por nuk dihet nëse kjo pikë e rendit do të zbatohet
Kjo pasi sot në të gjithë vendin po numërohen votat e 6 bashkive që janë përfshirë në procesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale. Vora dhe Rrogozhina janë marrë nga Partia Socialiste, ndërsa vijon numërimi në Shkodër, Lushnje, Dibër dhe Durrës../5pyetjet.al