-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë, Kodheli: Miratoni rezolutën, ajo mban brenda garancitë e sigurisë

Kryesoret

Deputetja Mimi Kodheli ditën e sotme në Kuvend u bëri thirrje deputetëve të votojnë rezolutën që dënon agresionin rus në Ukrainë.

Ajo tha se kjo rezolutë është në përputhje me atë të miratuar nga SHBA dhe BE, duke shtuar se Shqipëria si anëtare e NATO-s është në anën e drejtë të historisë.

“Sot është një ditë e veçantë për Kuvendin. Dua të falënderoj të gjithë grupet parlamentare që në mënyrë të njëzëshme, përtej çdo diskutimi të drejt lidhur me shtesa apo pakësimi të tekstit, në parim, jemi pro kësaj rezolute. Dënojmë agresionin e Federatës ruse ndaj një vendi të pavarur të Ukrainës.

Dua t’ju falënderoj nga zemra për gjithçka keni bërë dhe kemi parë siç meriton dinjiteti i këtij Kuvendi dhe i shqiptarëve. Dua t’ju siguroj që kjo rezolutë është në mënyrë mbështetëse të rezolutës së SHBA, mbi agresionin rus referuar akteve ndërkombëtare.

Kjo është rezolutë që patjetër mban brenda garancitë e sigurisë, e është uniformë me Parlamentin Evropian. Është në unanimitet me qëndrimet e vendimet me SHBA-në e BE-në. Shqipëria si vend i NATO-s mban qëndrime të drejta, sepse jemi në anën e drejtë të historisë.

Duke iu falënderuar edhe njëherë për çfarë bëni dhe po bëni për vendimmarrje të drejta, ju ftoj ta miratoni këtë rezolutë”, tha Kodheli.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit