Sapo ka përfunduar raundi i tretë i bisedimeve Moskë-Kiev në Bjellorusi.
“Rundi i tretë i negociatave ka përfunduar. Ka zhvillime të vogla pozitive në përmirësimin e logjistikës për korridoret humanitare.”
Këtë e ka bërë të ditur në Twitter këshilltari i Zelenskit, Mykhailo Podolyak.
Krijimi i korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e shkatërruara nga lufta ka rezultuar i vështirë ditët e fundit, me Ukrainën që akuzon Rusinë për vazhdimin e bombardimeve të saj.
Civilë, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë gjatë përpjekjes për të ikur nga vendi si pasojë e pushtimit rus.
The third round of negotiations has ended. There are small positive subductions in improving the logistics of humanitarian corridors… Intensive consultations have continued on the basic political block of the regulations, along with a ceasefire and security guarantees. pic.twitter.com/s4kEwTNRhI
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 7, 2022
/5pyetjet.al