-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria ruse miraton listën e vendeve jomiqësore, mes tyre edhe Shqipëria

Kryesoret

Qeveria e Federatës Ruse ka miratuar të hënën një listë të shteteve dhe territoreve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.

Lista përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, MB (përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltar), Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedonia e Veriut, dhe gjithashtu Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani (i konsideruar si një territor i Kinës, por i sunduar nga administrata e saj që nga viti 1949).

Vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të një operacioni special ushtarak të Forcave të Armatosura Ruse në Ukrainë.

Qeveria vuri në dukje se sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore do të jenë në gjendje t’i paguajnë ato në rubla. Procedura e re e përkohshme zbatohet për pagesat që kalojnë 10 milionë rubla në muaj (ose një shumë të ngjashme në valutë të huaj).

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit