Rritja e çmimit të naftës ka irrituar jo pak qytetarët. Ata e kanë zgjedhur të adresojnë shqetësimin e tyre duke u organizuar për protestë.
Të mbledhur para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ata fajësuan qeverinë për lejimin e situatave monopoliste në tregun e karburanteve ndërsa akuzuan kryeministrin për shkatërrimin e industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në vend. Në shenjë simbolike të rinjtë lyen me naftë derën e ministrisë.
“Rritja e çmimit të naftës është akti i fundit i luftës së tyre ndaj nesh. Rritja skandaloze e çmimit të naftës po ndikon në rritjen e gjithë artikujve të shportës ushqimore dhe në shtrenjtimin e përgjithshëm të jetesës. Shqipëria ka pasur një rafineri të fuqishme të përpunimit të naftës atë të Ballshit, por ajo është shkatërruar për skrap nga qeveria e Edi Ramës për të favorizuar grosistët që importojnë naftë. Kjo qeveri i ka bërë naftën gjithë ekonomisë shqiptare”, ishte deklarata e grupit të protestuesve”./5pyetjet.al