Qyteti jugor, Mykolaiv, në Ukrainë është sulmuar gjatë orëve të mbrëmjes nga ushtria ruse.
Këtë e ka konfirmuar dhe kryebashkiaku i qytetit, Oleksandr Senkevych.
Kryetari i bashkisë së qytetit ka konfirmuar raportet e mëparshme se forcat e Moskës bombarduan qytetin me zjarr artilerie të hënën në mëngjes.
Oleksandr Senkevych shkroi se trupat ruse kishin shënjestruar ndërtesat e banimit në qytet dhe ndau një video të një blloku banesash të përfshirë nga flakët./5pyetjet.al









