Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, kërkoi nga të gjithë deputetët e Parlamentit në seancës e kësaj të hëne të votojnë amendamentin e tij për daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga nisma e Ballkanit të Hapur, pasi Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë.
Vasili u shpreh se nuk është momenti i ndarjeve, kush voton kundër, tha ai, kalon në anën e Rusisë.
“Vendosja në krah të Serbisë është e padrejtë dhe kundër interesave të shqiptarëve. Unë kam kërkuar që Shqipëria të dalë menjëherë nga nisma e Ballkanit të Hapur.
E gjitha ftesa për ta votuar së bashku është unifikuese. Nuk është moment ndarje, është në emër të Ukrainës, kush spekulon për të dalë kundër kalon në anën e Rusisë. Kush bën mënjanime nuk i bën mirë vendit tonë dhe aq më pak Ukrainës”, tha Vasili.