-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen dorëheqja e parë e “bujshme” pas humbjes së zgjedhjeve

Kryesoret

Në zgjedhjet e pjesshme lokale që u zhvilluan dje në Dibër garoi edhe një kandidat i katërt, i cili ishte Dritan Torba nga partia “Lëvizja e Re” që drejtohet nga Arian Galdini.

Ai mori vetëm 99 vota ose 0.43%. Ky rezultat është i papranueshëm për Galdinin dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë duke marrë përgjegjësinë.

“Deklaratë Dorëheqjeje! I ndërgjegjshëm se kjo betejë elektorale ishte e pabarabartë, e pandershme dhe elektoralisht e më tej kriminale, unë marr përgjegjësinë time të plotë për rezultatin katastrofikisht dështues dhe zhgënjyes të LRE Lëvizja e Re në zgjedhjet e 6 marsit 2022.

Ne si LRE konkuruam në Dibër me kandidatin tonë për Kryetar Bashkie z. Dritan Torba.

Kandidati ynë ka shkëlqyer.

Një djalë i ri, një model e shembullzues për gjithë rininë shqiptare, që vendosi të përballet në një garë të pabarabartë me Rregjimin 3 Palësh.

Dritan Torba e dinte shumë mirë se e gjithë logjika e gjërave dhe rrethanat do të ishin kundër tij.

Dritan Torba e dinte se hynte në një përballje me Kandidatë të Grupeve më të Fuqishme Politike, Financiare dhe Kriminale në Shqipëri.

Dritan Torba është i riu që pasi ka përfunduar studimet e larta, kërkoi një mundësi pune dhe e ndoqi punën aty ku e fitoi me zotësi e talent por nuk e braktisi qytetin e tij.

Dritan Torba mund të zgjidhte rehatinë dhe paqen e tij në dhe me punën e tij private si Ekonomist.

Dritan Torba mund tê zgjidhte një Parti të madhe për me shpreh dhe ushtru qëllime e ambicje politike.

Dritan Torba mund të zgjidhte të largohej nga Shqipëria si shumë të rinj dibranë sot.

Por jo.

Ai zgjodhi të dalë nga zona e rehatisë, ai zgjodhi një parti të re me zero para, zero pushtete, zero përfitime, zero media, e zgjodhi të përballej elektoralisht për ndryshimin pozitiv të Dibrës së tij.

Dritan Torba nuk zgjodhi as ta vjedhë e as ta braktisë qytetin e tij.

Dritan Torba është i riu model që i duhet sot Dibrës dhe Shqipërisë.

Sot Dibra ka fituar një lider politik të së nesërmes, sot Shqipëria ka fituar një të ti model sesi duhet të jenë të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Ndaj sot, Dritan Torba është heroi im.

Kjo më shtyn e sfidon që unë ta përforcoj këtë shembull e model duke vendosur “mandatin tim si Kryetar i LRE” në duart e Anëtarëve të LRE.

Sot unë marr përgjegjësinë time të plotë për rezultatin e dobët të LRE në Dibër dhe deklaroj dorëheqjen time si Kryetar i LRE.

Ndaj edhe kërkoj që në dt 26 mars 2022, të mblidhet Asamlea Kombëtare e LRE për të vendosur për vazhdimësinë time ose jo si Kryetar i LRE. Jam i vetëdijshëm që këto zgjedhje të 6 marsit, nuk matën LRE dhe as Arian Galdinin. Zgjedhjet në Shqipëri, nuk janë zgjedhje por operacion kriminal elektoral i Rregjimit 3 Palësh. Zgjedhjet në Shqipëri masin nivelin e hapësirën e lirisë.

Jam i vetëdijshëm se ne si LRE edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, edhe në zgjedhjet e 6 marsit 2022, kemi marë aq vota e aq mbështetje sa ka liri Shqipëria. Por duke qenë se unë besoj tek liria, e vendos mandatin tim si Kryetar i LRE në duart e Asamblesë Kombëtare të LRE dhe të Anëtarëve të LRE.

Në dt 26 mars 2022, Asamblea Kombëtare e LRE do të vendosë nëse unë do të vijoj të jem apo jo më tej, Kryetar i LRE. Faleminderit dhe bekime. Liria funksionon” shkruan Arian Galdini.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit