Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nëse do të ketë një përshpejtim të procedurave për pranimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare, Serbia do të befasojë me përgjigjen e saj.
“Ditën që do të pranohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare do të thotë se e është përmbysur marrëveshjen e Uashingtonit dhe atë ditë do të mësojnë emrat e disa vendeve që e tërhoqën njohjen e pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë”, ka thënën Vuçiç.
Ai shtoi se për shkak të konfliktit në Ukrainë, shumë e shohin situatën globale si një mundësi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se shumë duan anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë, Kosova ka bërë thirrje për anëtarësim në NATO për tv evituar shtrirjen e konfliktit në Ballkan, pasi njihet mbështetja që Rusia i ka dhënë Serbisë.
./5pyetjet.al