-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zero historike! Qendra në Shkodër ku kandidatin e Bashës s’e votuan as të besuarit e tij

Kryesoret

Në Shkodër ish-deputeti Bardh Spahia është shumë pranë fitores së madhe. Ai po arrin që të lerë pas socialisten Majlinda Angoni dhe Xhemal Bushatin, që deri dje ishin në një familje.

Shkodra po konfirmon se është pro Sali Berishës, pasi edhe pse është “kështjellë” blu më shumë se me logon është njësuar me drejtuesin historik të së djathtës.

Nga kutitë në disa qendra votimi kanë dalë rezultate mjaft interesante. Në KZAZ-në numër 2 dhe në QV me numër 01199 kandidati Xhemal Bushati i përzgjedhur nga Lulzim Basha ka marrë vetëm 1 votë, Majlinda Angoni 54 vota dhe Bardh Spahia 5 vota.

Në KZAZ nr. 2 QV 0118 kandidati i PD-së Xhemal Bushati mori zero vota, tha gazetari Everest Dedaj. Praktikisht s’e kanë votuar as komisionerët e tij. Një fenomen që demokratët e Shkodrës thonë se nuk ka ndodhur kurrë.

Por Lulzim Basha këtë disfatë të madhe e justifikoi me mungesën e daljes në zgjedhje, presionin e bandave dhe aleancën Berisha-Rama-Meta.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit