Bashkimi Evropian ka përshkruar planet për të eliminuar varësinë e tij nga energjia ruse.
Ata janë shprehur se duan të ulin importet e gazit rus në mënyrë të atillë që deri në 2030 të mos kenë asnjë varësi nga Rusia.
Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth 40% të gazit të saj natyror. Rusia gjithashtu furnizon rreth 27% të naftës që BE importon çdo vit.
Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha se Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz për Gjermaninë nëpërmjet tubacionit Nord Stream 1 në shenjë hakmarrjeje ndaj Scholz që bllokoi projektin e gazsjellësit Nord Stream 2./5pyetjet.al