13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët kritika ministrave të qeverisë Kurti, shpërfillën komisionet

Kryesoret

Deputetët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike kanë kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti për shpërfillje të raportimit në këtë komision.

Mazhoranca dhe opozitë u shprehën të indinjuar me refuzimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi për të diskutuar për raportin e auditimit të performances” Furnizimi me barna dhe materiale shëndetësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19 dhe raportin “optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”. Madje disa prej deputetëve opozitarë i quajtën të papërgjegjshëm ministrat e qeverisë në raport me komisionet parlamentare.

Kryetarja e komisionit nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se arsyetimi i ministrit Latifi për të mos marrë pjesë në raportimin e sotëm, ishte se nuk i ka gjitha informacionet dhe koha për konfirmimin e takimit ishte e shkurtër. Sipas saj, ministri ka dhënë opsion që raportet nën prezencën e tij të shqyrtohen me datë 29 mars.

Kritik për mos prezencën e ministrave për të raportuar në këtë komision u shpreh edhe deputeti i mazhorancës, Eman Rrahmani.

“Është shumë e vërtet që ne nuk jemi duke pasur praktikë të mirë në raportimet që kemi, qoftë të ministrave apo institucioneve të tjera. Si e tillë ne bashkërisht jemi dakorduar në parim që t’iu dërgohet ftesa të gjithëve dhe momentin që nuk marrin pjesë në mënyrë automatike këto raporte të diskutohen dhe dërgohen në seancë në Kuvend”, deklaroi Rrahmani

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit