Rezultati i votimeve të së dielës në 6 bashkitë, jo vetëm që i dhanë një “shuplakë” politike kreut te PD duke e nxjerrë force e trete, por dështimi në zgjedhje i ka kthyer deputetët demokratë kunder Lulzim Bashës. Anëtarët e kryesisë i kanë kërkuar shefit te selisë blu dorëheqjen nga posti i kryetarit si e vetmja mundësi për te shpëtuar PD duke e futur atë në zgjedhje. 2 nga nënkryetarët e PD, Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj e kanë cilësuar humbje katastrofike rezultatin e PD, madje ky i fundit ndryshe nga tre të tjerët, ka dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij duke mbajtur pergjegjësinë e tij. Përvec Sekretarit të Përgjithshëm, edhe tre deputetët Arbi Agalliu, Orjola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku janë në të njëjtën linjë me shefin e tyre duke e argumentuar se nuk është koha për llogari.
Nënkryetarja Jorida Tabaku ka zgjedhur të mos ishte e pranishme në këtë takim. Të njëjtën rrugë kanë zgjedhur edhe Alfred Rrushaj, Dhurata Çupi sëbashku më Korreshin. Mësohet se nënkryetari Enkelejd Alibeaj nuk ka qenë as pro as kundër Bashës por ka folur për gjetjen e një mundësie apo mekanizmi që bashkon PD-në duke shtuar se tashmë është fakt që kjo që po i ndodh PD është moment i zi dhe që tregon se e përçarë dhe në këto kushte nuk mund të vijë në pushtet. Pasditen e sotme Lulzim Basha do të përballet edhe me kryetarët e degëve të PD, shkruan Oranews.
Kundër Bashës
1- Agron Gjekmarkaj dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit
2- Grida Duma nënkryetare
3- Helidon Bushati
4- Ramadan Lika
5- Emilia Koliqi
6- Elda Hoti
7-Lindita Metaliaj
8- Xhelal Mziu
9- Ferdinad Xhaferri
10- Lefter Genjtenja
11 – Dashnor Sula
12- Ilda Dhori
13- Kasem Mahmutaj
14- Ervin Salianji
15- Selaudin Jakupllari
16 – Eralda Bano
17-Flutura Açka
Pro Bashës
1- Arbi Agalliu
2- Orjola Pampuri
3- Kreshnik Çollaku
Nuk kanë qenë në mbledhjen e grupit PD
Jorida Tabaku
Dhurata Çupi
Alfred Rushaj
Saimir Koreshi