-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Letra emocionuese e Zonjës së parë të Ukrainës: Fryma e parë e të porsalindurit ishte ajri i acartë i nëntokës

Kryesoret

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një letër të hapur në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku tregon mbi atë çka ka ndodhur këto dy javët e fundit në vendin e saj, pasi trupat ruse nisën sulmin. “Pavarësisht garancive nga organet propagandistike të mbështetura nga Kremlini, të cilët e quajnë këtë një ‘operacion special’, në fakt ka të bëjë me vrasje masive të civilëve ukrainas”, tha Zelenska.

Në letrën e gjatë ajo shtoi: “Ndoshta më e tmerrshmja dhe më shkatërruese e këtij pushtimi janë viktimat mes fëmijëve. 8-vjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrka-s ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Apo Polina nga Kievi, e cila vdiq gjatë granatimeve bashkë me prindërit e saj. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej sepse një ambulancë nuk mundi t’i vinte në ndihmë në kohë, për shkak të sulmeve intensive. I porsalinduri i parë i luftës pa tavanin e betonit të bodrumit, fryma e parë e tij ishte ajri i acartë i nëntokës”, ka shkruar ajo.

Zonja e parë e Ukrainës u ndal edhe te sfidat për marrjen e kujdesit shëndetësor këto ditë.

Ajo tha se presidenti rus Vladimir Putin e ka nënvlerësuar rezistencën e ukrainasve.

“Teksa propagandistët e Kremlinit mburreshin se ukrainasit do t’i mirëprisnin me lule si shpëtimtarë, ata janë sulmuar me kokteje molotov” shkroi ajo.

Zelenska gjithashtu falënderoi njerëzit nga e gjithë bota për mbështetjen e vendit të saj, ndërsa bëri thirrje për mbylljen e hapësirës ajrore mbi Ukrainë. “Mbyllni qiellin dhe ne vetë do ta menaxhojmë luftën në terren. Unë dëshmoj dhe i them botës: lufta në Ukrainë nuk është një luftë “diku atje”. Kjo është një luftë në Evropë, afër kufijve të BE. Ukraina po ndalon forcën që mund të hyjë në mënyrë agresive nesër në qytetet tuaja, me pretekstin e shpëtimit të civilëve. Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili kërcënon të nisë një luftë bërthamore, nuk do të ketë vend të sigurt në botë për asnjë prej nesh”, përfundoi ajo letrën e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit