-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marsi i vetmisë së madhe, Bashës i ngelet vetëm Gaz Bardhi në zyrë

Kryesoret

Një ditë pas debateve të forta dhe kërkesave në bllok për dorëheqje, Lulzim Basha e ka nisur ditën në selinë blu me një takim kokë më kokë me sekretarin e përgjithëm Gazment Bardhi.

Numri dy i PD-së është në krahun e deputetëve të paktë, së bashku me Arbi Agalliun dhe Oriola Pampurin së bashku me Kreshnik Çollakun që kërkojnë një mundësi të dytë për liderin demokrat.

Por pjesa tjetër e deputetëve janë kundër duke i kërkuar që të hapë krahun dhe të largohet për të bashkuar partinë Demokratike, që në zgjedhjet e 6 marsit për herë të parë në historinë e saj doli forcë e tretë, pasi jo vetëm që e mundi Rama, por edhe Sali Berisha.

Pasdite pritet që të mblidhet Kryesia e PD-së. Muaji mars do të jetë vendimtar për fatin e kryedemokratit nëse do të arrijë që të gjejë zgjidhjen për shmangur çarjen e grupit parlamentar.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit