8 Marsi – është dita kur të në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila na bën të reflektojmë për tema të cilat lidhen me rolin e gruas në shoqëri, arritjet e tyre, çështjet sociale e politike, si dhe problemet që akoma zënë vend në jetët e tyre.
Në këtë ditë, theks të veçantë merr edhe lufta ndaj të gjitha diskriminimeve që bëhen ndaj gruas, përfshirë edhe dukurinë e shfaqjes së dhunës, e cila edhe pse jetojmë në një shekull kur paragjykime dhe diskriminime të tilla nuk do të duhej të ekzistonin, dhuna ndaj gruas vazhdon të shënoj rritje drastike seç ditë e më shumë.
Kryeministri i Shqipërisë, ka uruar ketë festë për të gjitha gratë.
“MIRËMËNGJES dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama. /5pyetjet.al