Çmimi i naftës dhe buka janë kryefjala në 10 ditët e fundit në Shqipëri. Kryeministri Ed Rama e pranoi sot se ka spekulime të shumta të treg, por ngriti “duart lart” duke deklaruar se jemi në demokraci dhe nuk kemi se cfarë të bëjmë.
“A ka spekulime te çmimet e tjera? Po, patjetër. Spekulantët lufta i nxjerr. Por prapë jemi në demokraci dhe jo në vend totalitar” tha ai.
Gjithashtu, Rama shpjegoi me versionin e tij arsyen se përse çmimi i naftës u rrit menjëherë në treg. “Për ta mbyllur me pyetjen lidhur me reflektimin menjëhershëm të çmimit sipas bursës, kjo vjen pasi në momentin që çmimi ndryshon në bursë edhe zhdoganimi i rezervave bëhet në bazë të atij çmimi.
Pra, pavarësisht se rezerva mund të jetë krijuar më parë, në momentin kur del për të shkuar në treg zhdoganimi i referohet çmimit të menjëhershëm të bursës, kjo është arsyeja pse reflektohet menjëherë te pompa”.
Situatën politike e shmangu. “Të lutem shumë, nuk dua të bëj nga këto debate, janë një luks i jashtëzakonshëm dhe mendoj se kjo është koha për t’u parë në sy shumë më tepër me njëri tjetrin dhe për të kursyer llafet ndaj njëri tjetrit, pasi larg qoftë mund të shkojmë drejt një situate që gjërat vijnë me jetë. Le ta lëmë politikën, kush ka nge le ta bëjë.
Sot ka vetëm një gjë në kokën time, si ta mbrojmë sa më mirë shqiptarin, familjarin, konsumatorin, popullin nga kjo flamë. Kjo pastaj, fituam, dhe po pastaj cfarë shije ka kjo në këto kushte, kjo tragjedi e madhe njerëzore.
I fituam, dakord, iku. Nuk mbaj mend kurrë të mos e kam pasur mendjen asnjë minutë te zgjedhjet, fituam se nuk ka kush fiton tjetër” tha Rama.
/5pyetjet.al