Ilda Dhori, deputetja e Partisë Demokratike është listuar në radhë kundër Bashës, dhe ajo si një pjesë e madhe e demokratëve ka kërkuar dorëheqjen e liderit aktual.
Dhori ka shprehur se PD ka nevojë urgjente për një lider të ri që të kthej besimin e demokratëve dhe të shqiptarëve.
Ajo po ashtu ka treguar se këto zgjedhje i kanë përçarë më tepër demokratët dhe kanë harruar se kundër kujt duhet të luftonin.









