Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbardhur vendimin e arsyetuar të dënimit të Saimir Tahirit me 3.4 vite burg pak javë më parë dhe që tashmë ndodhet duke vuajtur dënimin në qeli në Fier. Për dënimin gjykata është bazuar te përgjimet e anëtarëve të grupit Habilajt që flasin për takimet dhe ndikimin e ish-ministrit. Në përgjime flitet edhe për dhurata, por që sipas gjykatës nuk rezulton e provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që Tahiri ti ketë marrë si shpërblim. Akuza e grupit të strukturuar kriminal është rrëzuar, pasi sipas gjykatës nuk është i vërtetë konkluzioni i prokurorit pasi Habilajt nuk e kanë nisur aktivitetin kriminal, kur Saimir Tahiri u bë ministër, por më herët. Por përfshirja e Tahirit si pjesë e grupit, sipas saj u krijoi atyre lehtësia në trafikim.