Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinad Xhaferaj ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj liderit aktual të PD-së, Lulzim Bashës duke i kërkuar atij të jap me patjetër dorëheqjen.
Një gjë të tillë Xhaferaj e ka shprehur dhe gjatë mbledhjes së grupit dje dhe ka theksuar se Basha është lideri më i pa pëlqyer si nga brenda PD-së dhe jashtë saj.
“Mbrëmë, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike. Alternativa që PD paraqet nën lidershipin e tij qartazi nuk është e pëlqyer as nga baza e partisë, as nga votuesit e djathtë, as nga elektorati gri,” ka shkruar ai.
Po ashtu ai ka refuzuar të pranojë se PD-ja është e ndarë midis Bashës dhe Berishës, pas vetë statuti i partisë e lufton fortësinë e kultit të individit dhe ka kërkuar të nxirret një lidership i ri./5pyetjet.al