Sipas organizatës “Save The Children”, rreth 800 mijë fëmijë janë larguar nga Ukraina pas fillimit të pushtimit rus.
Agjencia raporton se shumë prej tyre kanë po ikin në vendet ë tjëra të pa shoqëruar.
“Prindërit po përdorin masat më të dëshpëruara, zemërthyese për të mbrojtur fëmijët e tyre”, ka deklaruar Irina Saghoyan nga organizata Save The Children.
“Kjo përfshin dërgimin e fëmijëve të tyre me fqinjët dhe miqtë, për të kërkuar siguri jashtë Ukrainës, ndërsa ata qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur shtëpitë e tyre”, tha Irina Saghoyan nga OJQ-ja.
Edhe pse të shkëputur nga shërbimet bazë, shumë familje ukrainase janë detyruar të fshihen nën tokë për shkak të luftës. Spitalet dhe repartet e maternitetit i kanë zhvendosur pacientët e tyre në bodrume dhe po operojnë ndryshe.
UNICEF-i po u shpërndan ilaçe, pajisje kirurgjikale dhe kuti të ndihmës së parë punonjësve shëndetësorë në të gjithë vendin.
Ata kanë bërë thirrje që njëjtë te veprojnë edhe te tjerët përmes një njoftimi në rrjete sociale, duke thënë se kanë nevojë për mbështetje.
“Ndihmoni për të shpëtuar jetën e një fëmije duke dhuruar sot”./5pyetjet.al