-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku u kërkoi shqiptarëve të ecin në këmbë, po vetë? Soko: Hipi në “Mercedes”

Kryesoret

“Të konsumojmë më pak naftë, të mos dalim me makinë për të blerë cigare apo bukë tek cepi i rrugës, por të ecim në këmbë”.

Kjo ishte këshilla e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku një ditë më parë, por a e zbatoi jo vetë sot këtë që u kërkoi shqiptarëve?

Eksperti i ekonomisë Pano Soko që ishte pjesë e protestës mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, tha se ndryshe nga sa flet, ministrja sot shkoi në punë me “Mercedez” me karburantin që e paguajnë shqiptarët.

“Çfarë thotë ministrja? Dilni ecni në këmbë. Po ta pyesim, sot me cfarë vajte në punë? Vajti me “Mercedez”, me naftën që ia paguajmë ne dhe vetë ecim në këmbë.

Ore këta janë skandal. Edhe dy muaj po të zgjasë nuk do të ketë më budallenj rrugëve, se do të jenë të gjithë njëlloj” tha Soko.

Një tjetër qytetar bëri thirrje për rezistencë. “Edi Ramës s’i është dridhur qerpiku asnjëherë, por këtë herë duhet ti tregojmë se nuk jemi popull dele.

Duhet të dalim të gjithë të bllokojmë rrugët” tha një tjetër protestues. “Po na marrin frymën” tha një tjetër.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit