Sali Berisha në konferencën për shtyp që zhvilloi mesditën e sotme u pyet nga gazetarët, jo si politikan, por si mjek kardiolog, cfarë diagnoze i vendos Lulzim Bashës që nuk reflekton për të dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit.
“Nuk ka lidhje me sëmundje zemre, as proces psikik, ka lidhje thjesht me qenien peng të tij, pengu nuk e kontrollon dot veten dhe këtë mund të them” tha Berisha.
Ai komentoi edhe deklaratën e Bashës dy ditë më parë se nuk ka humbur asnjë garë nga 2013 deri në 2022-shin. “Të deklarosh se nga 2013 gjerë në sot se nuk ka humbur asnjë betejë do të thotë të sillesh si alien në politikë.
Është absurde se bën njeri me fakultete normale” duke e “thumbuar” edhe për diplomën e shkollës në Holandë. Në fund Sali Berisha konfirmoi se në kuvendin që Foltorja do të zhvillojë në fund të marsit do të kandidojë për kryetar të PD-së.
“Nuk do të ketë parti të re, është jashtë çdo lloj imagjinate që unë do të devijojë nga ky kurs nga vendimi im i shpallur para demokratëve që do të garoj për kryetar të PD” tha ai.
/5pyetjet.al