-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fituan më 6 mars, KQZ u jep menjëherë mandatin 3 kryebashkiakëve të rinj

Kryesoret

Bardh Spahia në Shkodër, Emiriana Sako në Durrës dhe Eriselda Sefa në Lushnje, ka marrë zyrtarisht mandatin si kryetar të rinj të bashkive pasi fituan në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme, KQZ miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Bardh Spahia i Shtëpisë së Lirisë, fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Shkodër, duke marrë  20125 vota ose 43.7 %. Më pas u rendit Majlinda Angoni e Partise Socialiste me 18.205 vota 39.5 % dhe kandidati i PD, Xhemal Bushati mori 7749 vota ose 16.8%.

Emiriana Sako nga Partia Socialiste mori 39.157 vota duke shënuar një diferencë të thellë me vendin e dytë, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën i cili ka marrë 20.831 vota. Ndërkohë kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti mori vetëm 7.937 vota.

Eriselda Sefa e PS-së fitoi bindshëm me 21.477 vota, i dyti u rendit kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano me 11.238 vota ndërsa i treti kandidati i PD-së, Indrit Sefa me 3.809 vota.

Më herët, KQZ miratoi edhe dhënien e mandatit për tre kryebashkiakët e tjerë, të Vorës, Dibrës dhe Rrogozhinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit