-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha i hap Grida Dumës derën e “Foltores”: Jam gati për pajtimin e madh

Kryesoret

“Në 6 mars, 70% e popullit opozitar votoi “Shtëpinë e Lirisë”. Ne jemi opozita e vërtetë”. Kështu tha sot Sali Berisha. Ai ftoi deputetët e grupit të PD-së që t’i bashkohen koalicionit të “Shtëpisë së Lirisë”.

Ai tha se gara për kryetarin e PD-së që ka planifikuar “Foltorja” në fund të marsit, është e hapur duke ftuar edhe Bashën.

“Unë i ftoj të bashkohen me PD-në dhe elektoratin e tyre. I garantoj plotësisht, se ligji i pandryshueshëm dhe i vetmi kusht i këtij bashkimi është dhe mbetet vota e lirë.

Cdo njeri që pranon votën e lirë si mekanizëm, bashkimi mes demokratëve është shumë i mirëpritur. Gara është e hapur, PD është në një proces reformimi dhe total. Zoti Brava është injoruar nga elektorati shqiptar” tha ai.

E ndërsa pranoi që është gati për një kongres pajtimi mes demokratëve, “jam gati për cdo propozim që vendos në qendër votën e lirë të demokratëve”, Berisha i amnistoi, u hapi derën e “Foltores” edhe n/kryetarëve të PD-së, mes tyre Grida Duma, që kanë dalë kundër Lulzim Bashës.

“Në politikë jashtë teorisë së gabimit nuk del kurrkush, por e rëndësishme është që mbi bazë zhvillimesh, faktesh, dokumentesh, të korrigjohesh. Zgjedhjet nuk ishin më një debat brenda partiak, një votim brenda partiak, tani ishin në nivel elektoral.

Kështu që cdo deputet, ka jo të drejtën, por detyrën e tij të lexojë mesazhin e zgjedhësve dhe të marrë vendimin që i takon. Shtoj se, po kështu në politikë, secili ka kontributin dhe investimin e tij, askush nuk ka të drejtë t’i mohojë tjetrit, për t’u rikthyer te investimi që ka bërë në vite. Këto janë parimet që ecën PD” tha ai.

A do ta japë dorëheqjen Basha? “Ai është një peng që nuk e ka në dorë veten e tij, por keqpërdoret dhe keqshfrytëzohet gjerë në fund, gjerë sa të mos mbetet asgjë tek ai” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit