Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia nuk do ta quante kurrë Kosovën si pjesë të Serbisë nëse do të mbështeste Ukrainën dhe të dënontë Rusinë. Ai la të nënkuptojë që Rusia po kërkon atë që i përket në këtë rast Ukrainën. Vuçiç e shikon situatën Rusi-Ukrainë të njëjtën me situatë e Kosovës dhe Serbisë.
“Serbia duhet të respektojë integritetin territorial dhe ta bazojë politikën në këtë. Ne i respektojmë normat ndërkombëtare, mbajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë. Nëse s’do të dënonim pushtimin e Ukrainës, ne nuk do të kishim kurrë të drejtën morale të përdornim këtë argument”, ka thënë Vuçiç të martën në mbrëmje për “B92”.