-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po i sulmon Rusia, shqiptarët e Ukrainës kërkojnë të vijnë në Tiranë

Kryesoret

Shqiptarët që jetojnë aktualisht në Ukrainë, por dhe ata që janë në qytetin e Kharkivit dhe 3 fshatra të rajonit të Zaporozhyes në Ukrainë, vend që prej më shumë se një javë janë në qendër të sulmeve të ushtrisë ruse, nuk mund të evakuohen drejt Shqipërisë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime për Gazetasi.al pranë Ministrisë sonë të Jashtme, të cilët thonë se për shkak të numrit të madh të anëtareve të familjeve shqiptare, shihet se praktikisht është e pamundur lëvizja e tyre.

Deri me tani, burimet tregojnë se të vetmit që janë larguar janë 15 shqiptarë që punojnë në organizatat e OSBE në Ukrainë.

Po ashtu u shprehën dhe për kontaktet me komunitetin shqiptar ne Ukraine, të cilat po mbahen përmes konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov, i cili i ka ndihmuar dhe për strehim edhe për ushqime.

Kryetari i shoqatës “Bashkimi i Shqiptareve të Ukrainës, Aleksandèr Dermentli, ne profilin e tij ne “Facebook” ka bëre thirrje për më shumë ndihma nga ana e atdheut, shqiptar ne Ukraine.

Ai ka kërkuar më herët dhe ndihmë për evakuimin drejt Shqipërisë, por nga ana e Ministrisë së Jashtme përgjigja ka qene negative, për shkak të një mungese të informacionit zyrtar se sa është numri real nga ky komunitet.

Burimet në Ministrinë e Jashtme thanë se ndryshe nga vendet e tjera, ku është kërkuar regjistrimi i shqiptareve pranë konsullatave, komuniteti shqiptar i Ukrainës ka refuzuar të japë informacion për numrin e tyre dhe kontaktet. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit