-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA dhe Rusia në “luftë” ekonomike

Kryesoret

Kremlini tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kanë nisur një luftë ekonomike kundër Moskës.

Autoritetet ruse përshkruan një sulm sanksionesh kundër vendit për shkak të inkursionit të tij ushtarak ndaj fqinjit properëndimor, Ukrainës.

“Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë dhe de facto po e bëjnë këtë luftë”, theksoi para gazetarëve zëdhënësi i Kremlin-it Dmitry Peskov.

Sakaq qeveria ruse që po përpiqet të vendosë masa për të kufizuar pasojat ekonomike të sanksioneve.

Më herët, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden vendosi të ndalojë çdo hyrje të naftës ruse në territorin amerikan.

“Ky është një vendim bipartizan”, deklaroi Biden.

Ai shtoi se aleatët e SHBA-ve mund të mos jenë në të njëjtat pozita mbi këtë çështje.

Në fakt, vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë e pranoi se Evropa është shumë më e varur nga nafta ruse, teksa SHBA-të janë eksportues neto./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit