Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e njohur shqiptare Fifi ka mbajtur një koncert që ka marrë vëmendjen e të gjithve pas gjestit të veçantë të saj.
Në një ditë të veçantë për të gjitha gratë, siç është 8-Marsi, Fifi ka bërë një gjest shumë të ndjerë për një nga vajzat që ishte e pranishme në koncertin e saj.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet Fifi në skenë me një vajzë e cila vuan nga një sëmundje e rëndë dhe për shkak të saj mbante një paruke.
“Edhe unë me paruke jam”- thotë Fifi e emocionuar teksa përqafon vajzën e përlotur. Më pas ajo e hoqi paruken në mes të skenës në shenjë solidarizimi dhe e gjitha salla nisi të brohoriste.
/5pyetjet.al