-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky i vendosur, kërkon takim kokë më kokë me Putin: Kështu merr fund lufta

Kryesoret

Në një intervistë të publikuar këtë të mërkurë për gjermanen Bild, Presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelensky, është shprehur se objektivi i tij kryesor është që t’i jap fund luftës me Rusinë.

“Në çdo negociatë, qëllimi im është t’i jap fund luftës me Rusinë. Jam i gatshëm të ndërmarr hapat e duhur për të arritur një kompromis, por këto hapat nuk do të ndërmerren duke tradhtuar vendin tim”, u shpreh ai për median gjermane.

Zelensky vuri në dukje gjithashtu se edhe Moska duhet të jetë e gatshme për të lëvizur drejt një kompromisi politik dhe kjo është e vetmja mënyrë sipas tij, për të dalë nga konflikti i përgjakshëm. Ndërsa shtoi se vetëm duke u përballur kokë më kokë me Vladimir Putinin, kjo luftë mund të marrë fund.

“Edhe pala tjetër duhet të jetë e gatshme të lëvizë drejt një kompromisi. Vetëm në këtë mënyrë mund të dalim nga kjo situatë. Për të tjerat nuk mund të flas ende për detaje. S’ka ende dhe nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes presidentëve. Vetëm pas bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t’i japim fund kësaj lufte”, përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit