-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bombardohet Beogradi”, Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Haradinajt

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se amerikanët nuk lejojnë që asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës, sepse po ndodhi kjo, “bombardohet Beogradi”.

Vuçiç u përgjigj, duke thënë se nuk ka ndonjë koment rreth “budallallëqeve dhe gjërave të pakuptimta”.

“Dhe a do të na bombardojë ai apo dikush tjetër?”, pyeti Vuçiç.

“Po e shihni se çfarë duan nga Serbia dhe çfarë do të donin të shihnin”, u tha Vuçiç gazetarëve në Loznicë.

Haradinaj dje tha se Vuçiç dhe Serbia nuk kanë guxim në këtë kohë të ndërhyjnë në veri për shkak të garancisë ndërkombëtare.

“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës. E di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikur në vitin 1999. Këtë e di lidershipi i Serbisë mjaft mirë. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës, do të bombardohet Beogradi, jo ndonjë territor tjetër”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit