Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj pronarit të klubit të futbollit Chelsea , Roman Abramovich.
Miliarderi rus është një nga shtatë oligarkët rusë, pasuritë e të cilëve janë ngrirë.
Në një dokument të “Thesarit të Mbretërisë së Bashkuari” postuar në internet, Abramovich përshkruhet si një “oligark pro-Kremlinit” i cili ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.
Abramovich ka mohuar më parë të ketë lidhje të ngushta financiare me Putinin ose Kremlinin.