Lagja “Dobraç” në Shkodër u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat kundër 38-vjeçarit Admir Rustemi apo Bajri, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin në kujdesin e mjekëve.
Policia deri tani ka shoqëruar disa persona të dyshuar, por edhe që mund të kenë dijeni për atentatin, apo mund të kenë parë autorët.
Killerat dyshohet se kanë lëvizur me një makinë tip ‘Benz e class’, me targë AA066PZ, që rezulton e vjedhur në Tiranë më datë 27 gusht të vitit 2020.
Admir Bajri u plagos përpara një marketi dhe nëna e tij pa të gjithë skemën e ngjarjes.
Admir Rustemi është kushëri i Safet Bajrit një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe belge.