-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi rrëzon opozitën, miraton raportin e qeverisë për inceneratorët

Kryesoret

Kuvendi nuk ka miratuar raportin e Partisë Demokratike, në komisionin hetimor për inceneratorët. Ky raport ka marrë vetëm 27 vota pro, 84 vota kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar raportin përfundimtar të Partisë Socialiste, me 76 vota pro dhe 34 kundër.

Nga shifrat duket se edhe opozita ka votuar kundër raportit të demokratëve.

Më herët në seancë, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, nga foltorja e Kuvendit i kërkoi SPAK të hetojë ‘aferën e inceneratorëve’. Tabaku tha se të gjithë personat që kanë firmosur për këtë ‘aferë janë grup i strukturuar kriminal’.

“Buxheti i shtetit ndodhet në një risk të paprecedentë për shkak të vendimeve korruptive. Kompanitë e inceneratorëve kanë përdorur fatura të fryra për impiantin. Inceneratori i Fierit dhe Elbasanit me çelësa në dorë 12 mln janë zhdoganuar 4.5 mln euro dhe 7 mln euro. Kush është përgjegjës për këtë? Janë 23.4 mln euro transferta kapitali nga jashtë. Janë krijuar kompani fiktive që kanë mashtruar me tvsh. 37.8 mln euro janë këto fatura fiktive. I kam kërkuar organit të akuzës të marrë masa kundrejt atyre që kanë pastruar para. Parlamenti ka për detyrë t’ja vendosë faturat dhe librat e shit-blerjes në dispozicion të prokurorisë. Janë marrë kontratat koncensionare dhe janë përdorur si kapital në bankë. Të gjithë e kanë para syve se çfarë ka ndodhur me këtë aferë dhe çdo person që ka firmosur për çdo procedurë, quhet grup i strukturuar kriminal. Kur SPAK të flasë, besoj se qytetarët do gjejnë qetësi”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit