-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qytetarët e Kukësit dhe Shkodrës protestojnë për rritjen e çmimeve

Kryesoret

Qytetarët e Kukësit dhe Shkodres kanë  kanë vendosur të dalin në protest për rritjen e çmimeve. Protestat kanë marshuar edhe në qytete si: Tirana, Durrësi.

Të rinjtë thanë se në pamundësi për t’u bashkuar protestave në Tiranë, si ajo e ditës së mërkurë, kanë ftuar të gjithë studentët për t’u bashkuar në tubim përtej politikës, por për atë që ndikon drejtpërdrejt në xhepat e tyre dhe të familjeve të tyre.
Një nga studentët tha se për të shkuar në fakultetin në Shkodër, të rinjtë nga rrethinat e qarkut duhet të paguajnë tashmë më shumë për shkak të çmimeve të rritura të karburanteve.

Ndërsa kuksianët kanë shprehur kundërshtinë e tyre ndaj rritjes së çmimit të naftës por edhe të ushqimeve. Megjithëse kanë qenë të paktë në numër, marshimi i tyre ka vijuar nga Stacioni i Autobusëve deri afër Radio Kukësit.

“Janë rritur çmimet, rrogat nuk rriten. Në Europë këto rriten paralelisht. Të rritet edhe ndihma ekonomike, edhe pse të lirë ne jemi të burgosur, familja ime nuk ka asnjë të ardhur. Shofer punoj. 6 muaj të dimrit nuk punoj fare! Po dolën të gjithë me protestu arrihet zgjidhja por sa të shkojnë në shtëpi u shkon mesazhi se i heqin nga puna”-tha një nga protestuesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit