-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Populli protestë kundër rritjes së çmimeve, Rama: Do i përballojmë

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua protesta e parë në Tiranë kundër rritjes së çmimit të karburantit, por jo vetëm që në javët e fundit kanë “fluturuar” në “qiell”. Qytetarët i kërkuan kryeministrit që të ndërhyjë, ashtu si në Serbi, Maqedoni, Kosovë dhe Greqi, por Edi Rama më herët është shprehur se një gjë të tillë nuk mund ta bëjë qeveria, pasi tregu është i lirë. Mëngjesin e sotëm nga Dubai ku ndodhet për një vizitë zyrtare, shefi i qeverisë shkruan se me durim dhe vullnet do të “mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës”.

“Me këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama. Sonte është njoftuar protesta e dytë në Tiranë dhe kështu do të vazhdojë edhe nesër për të kulmuar ditën e shtunë me qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit