Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjatë konferencës për shtyp pas takimit me homologun ukrainas Dmytro Kuleba, në Turqi ka deklaruar për herë të parë se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të refuzonte një takim me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky-n.
“Putin nuk e përjashton mundësinë e një takimi me Zelensky-n për të diskutuar çështje ‘specifike’”, u shpreh Lavrov.