-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria ukrainase: Po hapim Ukraina korridore të reja humanitare

Kryesoret

Qeveria ukrainase tha se do të hapë korridore humanitare në disa pjesë të vendit të enjten.

Që nga ora 10 e mëngjesit me orën lokale, nuk ishte e qartë nëse korridoret – të krijuara për të lejuar civilët të arratiseshin në rajone më të sigurta – ishin rënë dakord me Rusinë ose agjencitë ndërkombëtare humanitare.

Iryna Vereshchuk, ministrja ukrainase e Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara përkohësisht, tha në median sociale Facebook se korridoret do të zbatohen në tre rrugë në Ukrainën lindore – Sumy në Poltava, Trostianets në Poltava dhe Krasnopilllia në Poltava.

Një tjetër korridor do të hapet nga qyteti lindor i Izium-it në qytetin e Lozova-s në rajonin e Kharkiv-it. Për më tepër, tha ajo, ukrainasit planifikonin të hapnin korridore nga qyteti i rrethuar i Mariupol-it në Zaporizhzia-s.

Vereshchuk shtoi se një korridor do të hapet nga rrethet në veri të kryeqytetit, Kiev: Bucha, Borodianka, Irpin dhe Hostomel. Përpjekjet për të evakuuar njerëzit nga ato rrethe të mërkurën ishin vetëm pjesërisht të suksesshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit